2015-11-05 14:34:00

Kuvëndim me rastin e 50-vjetorit të Dekretit konciliar kushtuar misionit të laikëve


Më 10 nëntor do të mbahet në Romë, pranë Sallës së Madhe “Gjon Pali II” të Universitetit Papnor të Sh’na Krygjës, Dita e studimit, me titull: “Thirrja dhe misioni i laikëve. Pesëdhjetë vjet pas dekretit “Apostolicam actuositatem”. Me këtë ngjarje Këshilli Papnor për Laikët do të kremtojë 50-vjetorin e shpalljes së dekretit konciliar për laikët (18 nëntor 1965) i cili, në kontekstin e Koncilit II të Vatikanit, ritheksoi thirrjen dhe misionin e besimtarëve shekullarë në Kishë e në botë.

Ishte pikërisht ky dekret që i dha shtytje themelimit, pranë Selisë së Shenjtë, të një sekretariati të veçantë për shërbimin e laikëve dhe nxitjen e apostullimit të tyre. Pikërisht nga ky sekretariat lindi, pastaj, Këshilli Papnor për Laikët.








All the contents on this site are copyrighted ©.