2015-11-04 12:36:00

Papa: solidaritet për të krishterët e vuajtur në Lindjen e Mesme e në botë


Në përfundim të audiencës së përgjithshme Papa, duke përshëndetur polakët, kujtoi se të dielën e ardhshme në Kishën e Polonisë do të kremtohet Dita e Solidaritetit me Kishën e persekutuar, organizuar nga Fondacioni “Ndihmë për Kishën që Vuan”, së bashku me Konferencën ipeshkvnore polake. Lidhur me këtë, Papa theksoi:

“Këtë vit ndihma shpirtërore dhe materiale u kushtohet posaçërisht të krishterëve të Sirisë. Vepra juaj e lutjes dhe e solidaritetit u sjelltë lehtësim e mbështetje vëllezërve e motrave që vuajnë për Krishtin në Lindjen e Mesme e në mbarë botën".








All the contents on this site are copyrighted ©.