2015-11-03 12:38:00

Meksikë: për herë të parë enciklika papnore prezantohet në Senat


Në Meksikë për herë të parë enciklika papnore prezantohet në Senat, Kështu nesër, më 4 nëntor, Komisioni i veçantë mbi ndryshimet klimaterike, Institut meksikan i doktrinës shoqërore të krishterë e Fondacioni Konrad Adenauer do të mbajnë një forum me temën “Varfëria e ndryshimet klimaterike. Paraqitja e enciklikës Lëvduar qofsh”, që do të koordinohet nga senatorja Silvia Garza Galvan, presidente e Komisionit të veçantë mbi ndryshimet klimaterike. Ngjarja do të mbahen në auditoriumin e Senatit të Republikës.

Njoftimi dërguar agjencisë Fides nga kryedioqeza e Meksikos pohon: “Për herë të parë, ipeshkvijtë meksikanë do të paraqesin një dokument të Papa Françeskut në këtë seli ligjvënëse”. Për Kishën katolike do të flasin imzot Rogelio Cabrera Lopez, kryeipeshkëv i Monterrey, e imzot Juan Armando Pérez Talamantes, ipeshkëv ndihmës i të njëjtës kryedioqezë.

Maria Amparo Martìnez, drejtoreshë e përgjithshme e Instituti kombëtar të ekologjisë e ndryshimeve klimaterike, do të paraqesë një lexim të enciklikës Lëvduar qofsh nga këndvështrimi i shkencës.

Bëhet fjalë për një fakt të paprecedent, në një Vend si Meksika, ku institucionet e qeverisë janë historikisht të karakterizuara nga një laicizëm e antiklerkikalizëm i fortë.

Më 15 tetorin e kaluar, vetë Senati meksikan pati miratuar njëzëri ftesën për t’ia drejtuar Papa Françeskut, për të vizituar Senatin me rastin e vizitës së ardhshme baritore në Meksikë, në shkurt të vitit 2016.








All the contents on this site are copyrighted ©.