2015-11-02 10:04:00

Lutje për të vdekur


Lutje për të vdekur: MË DEGJO, O HYJ!

Më patën thënë se ti nuk ekziston
e unë si një idiot, u besova.
Por, një natë më pare
prej fundit të një grope që e kishte hapur një bombe
e pashë qiellin tënd.
Papritmas kuptova se më kishin gënjyer.
Po të isha munduar të shikoja mirë
gjerat që i ke krijuar ti,
do ta kisha kuptuar menjëherë se njerëz të tillë
nuk pranojnë ta quajnë macen mace.
Çudi që më është dashur
të vij këtu, në ketë ferr
që ta gjej kohën për ta shikuar fytyrën tende!
Unë të dua, në mënyrë të tmerrshme...
ja, ajo që dëshiroj dua që ti ta dish.
Pas pak ka për të filluar një betejë e tmerrshme.
Kush e di?
Është e mundur që të vij tek ti edhe sonte.
Nuk kemi qenë shokë të mirë deri tani
e unë e pyes veten, o Zoti im,
a thua ti do të më pritesh te dera.
Shiko: ja se si po qajë!
Pikërisht unë, unë të qaravitëm?
Ah, po të kisha njohur më pare..
Të shkojmë! Më duhet të shkoj.
Sa gjë qesharake:
pasi të kam takuar nuk kam më frikë të vdes.
Mirupafshim!

(Lutja e gjetur në çantë shpine të një ushtari të vdekur 
më 1944 gjatë Luftës së II-të Botërore, në Montecassino, Itali).








All the contents on this site are copyrighted ©.