2015-11-01 08:00:00

Feja në shpalljet e vdekjeve


Me shprehjen “La shkretë familjen dhe të afërmit” shpesh shpallet nëpër lajmërimet e vdekjeve, realiteti i dhimbshëm i vuajtjes njerëzore për humbjen e një njeriu të dashur. “U shua” është një fjalë tjetër, që tregon për mungesën e jetës, për errësirën, që e shoqëron vdekjen e ndokujt. Ndërkaq, shprehja “u kthye në shtëpinë e Atit Qiellor” hap një perspektivë feje, në të cilën dhimbja për vdekjen e një familjari, mbështetet nga shpresa e krishterë.

 Ai, që i është dhuruar tokës nga Zoti, u kthye pranë Atit Qiellor. Me sigurinë se dhimbja do të ndahet me të tjerët, shpesh, lajmërimi përfundon me falenderime. “Jo lule por vepra mëshire” është ftesa, që zgjedh ndokush për të kujtuar të afërmit e vdekur. Jo lulet, që vyshken e thahen, por veprat e mira, të cilat mbeten dhe e kujtojnë të vdekurin, përmes bamirësisë, me gjeste konkrete.

Tri virtytet teologale - feja, shpresa dhe dashuria - hyjnë kështu në gjuhën komunikative të lajmërimeve. Mëshira për të vdekurit dhe vlerat e krishtera transmetohen brez pas brezi. E zemra e familjarëve plagoset, kur ndokush e cënon varrin. 








All the contents on this site are copyrighted ©.