2015-10-30 18:17:00

Papa më 1 nëntor kremton Meshën në varrezën romake Verano


Të dielën më 1 nëntor, Kisha kremton solemnitetin e të Gjithë Shenjtorëve, e të nesërmen, më 2 nëntor, përkujton të Gjithë besimtarët e vdekur.

Shenjtëria është udhë, që mund ta bëjnë të gjithë, kudo që jetojnë, e bëhet me gjeste të vogla, të kryera nga dashuria për të tjerët. Këtë mesazh e mësim, përmes këtyre festave, Kisha ia propozoi njerëzimit.

E pikërisht të dielën pasdite, më 1 nëntor, në ora 16.00, Papa Françesku kremton Meshën në hyrje të varrezës monumentale të Romës ‘Campo Verano’, dhe në mbarim të kremtimit Eukaristik, bekon varrezat e bënë një lutje të veçantë për të gjithë të vdekurit.

Me Atin e Shenjtë Bergoglio bashëkremton Vikari i dioqezës së Romës, kardinali Vallini, zëvendësi tij imzot Iannone dhe prifti famullitar i Shën Lorencin jashtë mureve, atë Ambrosi.

Më 2 nëntor, Kisha katolike duke përkujtuar të Gjithë besimtarët e vdekur, na kujton edhe një herë se vdekja nuk është fjala e fundit e ekzistencës njerëzore mbi tokë, sepse “njeriu është paracaktuar për një jetë të pa kufi, që ka rrënjët e veta dhe plotësimin e cakun vet në Hyjin.

E tani ta përshkojmë programin e veprimtarive të Papa Françeskut gjatë muajit nëntor, që fillon më 1 nëntor, me Meshën e pasdites në Varrezat e Veranos, në Romë, në Solemnitetin e gjithë Shenjtorëve.

Të hënën më 2 nëntor, në Kriptën e Vatikanit, Ati i Shenjtë Bergoglio do të lutet për Papët e vdekur, pikërisht në ditën kur çdo besimtar përkujton të dashurit e vet, të ndarë nga kjo botë.

Të martën, më 3 tetor, Papa do të kremton Meshën e dritës për kardinajtë e ipeshkvijtë, që kanë ndërruar jetë gjatë këtij viti.

Java e dytë e nëntorit, për Papën Françesku fillon më datën 9 nëntor, me Meshën e orës 17.00 në Bazilikën e Shën Gjonit në Lateran, në Romë, gjatë së cilës Papa do të shugurojë një ipeshkëv të ri. Në këtë ditë përkujtohet kushtimi i Bazilikës Lateranense.

Të nesërmen, më 10 nëntor, Papa Françesku do të shkojë për vizitë baritore në Prato e në Firence.

Të dielën, 15 nëntor, Ati i Shenjtë  Bergoglio do të vizitojë Kishën Ungjillore e Luterane të Romës, në orën 16.00.

Nga e mërkura 25 nëntor deri të hënën, 30 nëntor, Papa Bergoglio do të shkojë në udhëtimin e tij apostolik në Kenia, Ugandë e në Republikën Qendroafrikane. 








All the contents on this site are copyrighted ©.