2015-10-30 14:15:00

Imzot Massafra mbi 25 vjetorin e Meshës publike në Shkodër që shënoi rënien e komunizmit


25 vjetori i Meshës publike në Shkodër që shënoi rënien e komunizmit

Me 4 nëntor, bie 25 përvjetori i kremtimit të Meshës së Shenjtë ndër varreza të Shkodrës, me 04. 11. 1990, nga prifti dom Simon Jubani.

Kremtimi i kësaj Meshe shënoi rënien e regjimit të diktaturës ateiste komuniste, rifitimin e lirisë njerëzore e fetare dhe të demokracisë në Shqipëri.

Dom Simon Jubani, njihet si një nga qytetarët dhe meshtarët shqiptarë, që ka vuajtur gjithë jetën i persekutuar në burgjet komuniste, po edhe si ai që sfidoi regjimin e diktaturës ateiste e komuniste.

Dom Simoni e sfidoi diktaturën pikërisht me aktin që kishte ndaluar lirinë e besimit, për çka kishte mbyllur Kisha e tempuj, për çka kishte vra priftërinj, klerikë të feve e qytetarë besimtarë në Zotin, e sfidoi me aktin më të shenjtë të krishterë, me kremtimin e Eukaristisë (Meshës) me praninë e Krishtit Zot.

Kështu, data e 4 nëntori 1990, që mbeti e paharruar në mendjen e zemrën e shkodranëve dhe të të gjithë shqiptarëve, që nuk e kishin harruar Zotin, që nuk kishin mohuar fenë pas një gjysmë shekulli ateizmi e terrori shtetëror.

Një grup i vogël besimtarësh, në sa pastronin, nën një shi të imtë vjeshte, varret e të dashurve, të thyera e të përdhunuara, në prag të shkatërrimit të plotë, panë të mahnitur një meshtar që ngjitej në altarin e sajuar me një tryezë të thjeshtë, në kapelën e djegur të Varrezës së Shkodrës e që fillonte kremtimin e Meshës, ende nën diktaturë.

Më 4 nëntor, bie 25 vjetori i kremtimit të Meshës së kremtuar në varreza të Rrmajit në Shkodër, më 4 nëntor 1990, nga dom Simon Jubani.

Këtë përvjetor të rëndësishëm kryedioqeza e Shkodër-Pultit po përgatitet ta shënojë me një program e solemnitet të veçantë, më tepër të dëgjojmë në mikrofonin e Radio Vatikanit, imzot Angelo Massafrën...








All the contents on this site are copyrighted ©.