2015-10-28 15:05:00

Papa u jep ndjesën e plotë Legjionarëve të Krishtit dhe anëtarëve të “Regnum Christi”


Papa Françesku u jep ndjesën e plotë Legjionarëve të Krishtit dhe gjithë anëtarëve të “Regnum Christi”-t, me rastin e 75-vjetorit të themelimit. Ndjesa jepet vetëm për Jubileun e Mëshirës, i cili do të fillojë në dhjetor të këtij viti e do të përfundojë në Solemnitetin e Zemrës së Krishtit, vitin e ardhshëm.

         Pendestaria Apostolike e Selisë së Shenjtë, me një dekret të nënshkruar nga kardinali Mauro Piacenza, i përgjigjet kështu, kërkesës së drejtorit të përgjithshëm të “Regnum Christi”-t dhe të Legjionarëve të Krishtit, atë Eduardo Robles-Gil.

         Legjionarët dhe anëtarët e “Regnum Christi” mund ta fitojnë ndjesën e plotë në Solemnitetin e Krishtit Mbret të vitit 2015 dhe në atë të Zemrës së Krishtit, në vitin 2016, nëse rinovojnë, për devocion, impenjimet që i lidhin me Lëvizjen apo me Legjionin, si edhe nëse luten për besnikërinë e atdheut të tyre ndaj thirrjes së krishterë, për thirrjet në meshtari e në jetën e shuguruar dhe për mbrojtjen e familjes.

         Në një letër drejtuar gjithë anëtarëve, atë Robles-Gil shkruan: “Ju inkurajoj të përfitoni nga ky hir, që na jep Ati i Shenjtë, duke përtërirë mirënjohjen ndaj Zotit për dhuratën e Lëvizjes dhe duke e ushqyer dëshirën për të qenë apostuj e dëshmitarë të besueshëm të Mbretërisë së Jezu Krishtit”.








All the contents on this site are copyrighted ©.