2015-10-28 10:57:00

Papa: jo fundamentalizmit, fetë mund t’i bashkojnë popujt


“Për shkak të dhunës e të terrorizmit është përhapur një sjellje  e qëndrim dyshimi e madje deri edhe dënimi të feve – tha Papa Françesku gjatë audiencës së përgjithshme “ndërfetare” mbajtur sot në Vatikan, të cilën ia kushtoi 50-të vjetorit të Deklaratës së Koncilit II të Vatikanit “Nostra Aetate” . Në realitet, megjithëse asnjë fe nuk është e paprekshme e nuk përjashtohet nga rreziku i devijimeve fundamentaliste apo ekstremiste në individ apo grupe, duhen shikuar vlerat pozitive që ato jetojnë dhe propozojnë, e që janë burime shprese”. "Fjalë është për të lartuar vështrimin e për të shkuar më tej”. Kështu pra, pohoi Papa Françesku gjatë audiencës së përgjithshme, mbajtur paradite në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, kushtuar, sot, 50-të vjetorit të deklaratës  së Koncilit të II të Vatikanit “Nostra aetate” mbi raportin e Kishës katolike me fetë jo të krishtera.

“Dialogu i bazuar në besimin e anasjelltë – vijoi Papa Bergoglio – mund të sjell fara të mira të cilat pastaj bëhet fidanë miqësie e bashkëpunimi në shumë fusha, e sidomos në shërbimin e të varfërve, të vegjëlve, të moshuarve, në pritjen e emigrantëve, në kujdesin ndaj atij që është i përjashtuar”.

“Mund të ecim së bashku duke u përkujdesur njëri për tjetrin e për krijimin, për ambientin. Së bashku – tha Papa Françesku – mund të lëvdojmë Krijuesin pse na ka dhuruar kopshtin e botës për ta kultivuar e ruajtur si një të mirë të përbashkët, e mund të realizojmë projekte të bashkëndarë për ta luftuar varfërinë e për t'i siguruar çdo burri e gruaje kushtet e një jete dinjitoze”.








All the contents on this site are copyrighted ©.