2015-10-25 00:00:00

Zoja që zgjidh nyjet: Lutja e dytë


Në emisionin e 22-të të rubrikës Zoja që zgjidh nyjet, një lutje e re, drejtuar Nënës së Krishtit:

O Mari, ti Evë e re, Nënë e Krishtit

e Nënë e Kishës;

ti që ia shtype kryet gjarprit të moçëm

e që pas kumtit të Engjëllit 

pranove në kraharor Shëlbuesin;

ti, që në Betlehem linde Krijuesin;

ti, që e ruajte në zemër,

çka s’munde ta kuptosh;

ti, që në Kanë të Galilesë,

lype për ne verën e gëzimit;

ti, që në heshtim të plotë

adhurove Krishtin mbi kryq;

ti, që more Shpirtin Shenjt në Çenakull:

zgjidhi nyjet e mjerimit tonë njerëzor!

Na i zgjidh nyjet e mëkatit.

Nyjet e fodullëkut, të krenarisë,

të koprracisë, të flligështisë,

të smirës, të plogështisë!

Na mëso ta duam tënd Bir,

si e deshe ti!

Ndërmjetëso për ne mëkatnorë

tash e në fill të mordes sonë

Amen!








All the contents on this site are copyrighted ©.