2015-10-25 16:11:00

Sinod/Imzot Frendo: Familja shqiptare e Kisha


Në Sinodin e Ipeshkvijve kushtuar Familjes, që përfundoi punimet në Vatikan, ishte si pjesëmarrës edhe përfaqësuesi i Konferencës Ipeshkëvnore Katolike të Shqipërisë, imzot George Frendo, ipeshkëv ndihmës i Tiranë-Durrësit. 

Një ndër kontributet, përveç atyre teologjike, doktrinore e baritore, që ipeshkvijtë nga mbarë bota dhanë në Sinod, është edhe paraqitja e realitetit të familjes së krishterë që ekziston në Vende të ndryshme prej nga vijnë ipeshkvijtë, pjesëmarrës të kësaj Asambleje kishtare.

Me imzot Frendo-n flasim për familjen në realitetin shqiptar, shikuar nga Kisha katolike. Familja për shqiptarë është një vlerë e shenjtë, jashtëzakonisht e çmueshme, është një vatër vlerash njerëzore, shpirtërore, kombëtare e shoqërore. Por familja ndër shqiptarë ka pësuar ndryshime të mëdha në shumë aspekte, megjithëse vazhdon të jetë një pik themelore për çdo shqiptar. Një ndër aspektet vendimtare, për Kishën në Shqipëri, është formimi i të fejuarve për sakramentin e martesës, si është fryt i dashurisë. Gjatë 15 viteve të fundit, pohon imzot Frendo, familja në Shqipëri ka pasur shumë ndryshime, një element i veçantë që regjistrohet, për shembull në Tiranë e Durrës, është rritja e numrit të divorceve. Gjithsesi, Kisha katolike është pranë besimtarëve e bënë shumë për t’i ndihmuar edhe ata besimtarë që kanë probleme familjare, janë të krizë martesore e përballën me probleme tjera.

Në mikrofonin e Radio Vatikanit ta dëgjojmë imzot Frendo-n.....








All the contents on this site are copyrighted ©.