2015-10-23 13:40:00

Telegram i Papës për kuvendin mbi atë Matteo Ricci-n


Papa Françesku vlerëson Kuvendin ndërkombëtar, që u hap dje në Macerata të Italisë, me titull “Perspektiva të reja në studimet mbi atë Matteo Ricci-n”. Telegrami i nisur nga Vatikani mban firmën e Sekretarit të Shtetit, kardinalit Pietro Parolin. Ati i Shenjtë e kujton jezuitin si njeri të zellshëm, të impenjuar në lidhjen e marrëdhënieve ndërmjet kulturës evropiane dhe asaj kineze. Në mesazh, Papa uron që kujtimi i atë Matteo Ricci-t, “të ripohojë rëndësinë e dialogut ndërmjet kulturave dhe feve, në respektin e anasjelltë dhe në kërkim të së mirës së përbashkët”.

Në kuvend, studiues nga vende të ndryshme

         Në kuvendin, që përfundoi sot, morën pjesë studiues nga vende të ndryshme, të cilët u mblodhën pesë vjet pas kremtimeve të vitit 2010 për 400-vjetorin e vdekjes së misionarit nga Macerata. Përfaqësoheshin Kina, Evropa dhe SHBA-të. 








All the contents on this site are copyrighted ©.