2015-10-22 10:09:00

Zoja që zgjidh nyjet, në Romë


 Arritëm sot tek emisioni i 20-të i rubrikës “Zoja që zgjidh nyjet”, ndërsa Sinodi kushtuar familjes dhe muaji i Rruzares po i afrohen fundit, duke na lënë pas këtë devocion të ri, si armë për t’u mbrojtur nga çdo rrezik që u kërcënohet familjeve tona. I kushtohet pranisë së Zojës në Romë.

Zoja që zgjidh nyjet nderohet në Romë në Kishën e Shën Anastasisë në Palatin. Prej disa vitesh, më sakt që nga viti 2006, kremtohet nëntëditshi i Saj në këtë kishë, e cila njihet si famullia e parë romake që propozoi adhurimin eukaristik të vazhdueshëm, ditë-natë.

Më 20 tetor 2012 figurja e Marisë që zgjidh nyjet, vepër e piktorit romak Simone Valariano, u fronëzua solemnisht në kapelën e të Shenjtnueshmit Sakrament. E prej disa vitesh, çdo të shtunë, nga ora 2.30 deri në orën 03.00 të natës, një mori besimtarësh të Romës e të rrethinave takohen në këtë kishë për të thënë së bashku Rruzaren, duke kërkuar ndërmjetësimin e Zojës që zgjidh nyjet. Gjithnjë më të shumtë, besimtarët, që kanë pasur hire shpirtërore e kanë parë t’u zgjidhen nyjet personale e familjare, pas lutjeve drejtuar Asaj… Sepse nuk është dëgjuar kurrë në këtë botë që Zoja ta ketë nisur duarbosh, njeriun në kërkim të hirit.  








All the contents on this site are copyrighted ©.