2015-10-22 17:43:00

Imzot Frendo: Sinodi, vepër dashurie për familjen


Sinod për Familjen, i cili përfundon të dielën, me kremtimin e Meshës nga Papa, në Vatikan, tashmë ka përfunduar punimet. Etërit sinodalë të Grupeve të vogla kanë paraqitur Relacionet e tyre në Sallën e madhe të Sinodit. Tani Komisioni i sekretarisë së Sinodit, që është duke punuar në Relacionin përfundimtar, i cili do të diskutohet përsëri nga Etërit sinodal e pastaj do t’i dorëzohet Papës.

Sot, në Kongreagcionin e 15-të të përgjithshëm të Sinodit është bërë votim i parë dhe zgjedhja e Këshillit të sekretarisë së Sinodit. Më tej është paraqitur projekti i Relacionit përfundimtar, mbi të cilin dokument, pasdite, Etërit sinodal kanë diskutuar dhe bërë vërejtjet e tyre me shkrim.

Ndër 270 etërit sinodalë, është edhe përfaqësuesi i Shqipërisë, Sekretari i Konferencës Ipeshkëvnore të Kishës katolike, imzot George Frendo, teolog, me të cilin përshkojmë argumentet kryesore që janë debatuar e shqyrtuar gjatë punimeve të këtij Sinodi.....








All the contents on this site are copyrighted ©.