2015-10-21 11:09:00

Papa në sheshin e Shën Pjetrit i çlodhur dhe i buzëqeshur, foli mbi lirinë si themel i miqësisë dhe dashurisë martesore


Papa Françesku sot paradite gjendet në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan në mesin e turmës së besimtarëve e shtegtarëve ardhur në Vatikan për audiencën e përgjithshme të së mërkurës me Atin e Shenjtë. Si çdo të mërkurë automobili papnor është ndalur shpesh herë për t’i mundësuar Papës Bergoglio –i buzëqeshur dhe i çlodhur – për të përshëndetur, bekuar e përqafuar fëmijët, të cilët së bashku me prindërit e tyre kanë ardhur në audiencën e përgjithshme.
Në katekizmin e Audiencës së sotme Papa Françesku vijoi reflektimin e tij mbi rëndësinë e premtimeve që prindërit u bënë fëmijëve, qysh atëherë kur ata janë menduar në dashuri e zënë në kraharorin e nënës. “Mund të shtojmë se, nëse shikojmë mirë, i tërë realiteti familjar është i themeluar mbi premtimin – ta mendojmë mirë këtë: identiteti familjar është i themeluar mbi premtimin -: mund të thuhet se familja jeton nga premtimi i dashurisë dhe i besnikërisë që burri e gruaja i bëjnë njëri tjetrit”, pohoi Papa Françesku.
“Dashuria është e lirë, premtimi i familjes është i lirë e kjë është bukuria e një realitetit të mrekullueshëm. Pa liri nuk mund të ketë miqësi, pa liri nuk ka dashuri, pa liri nuk ka martesë”. Kështu tha mes tjerash Papa Françesku gjatë katekizmit të audiencës së përgjithshme mbajtur sot paradite në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan.








All the contents on this site are copyrighted ©.