2015-10-21 12:28:00

Françesku: Sinodi të ripohojë, me Papën Wojtyla, vlerën e martesës së pazgjidhshme


Në përfundim të audiencës së përgjithshme Papa, duke përshëndetur shtegtarët polakë, kujtoi se nesër Kisha kremton festën liturgjike të Shën Gjon Palit II.  Është Papa i familjes – kujtoi - e më pas, pohimi:

“Jini ndjekësit e tij të mirë në kujdesin për familjet tuaja e për të gjitha familjet, posaçërisht për ata, që jetojnë në varfëri shpirtërore ose materiale. Besnikëria ndaj dashurisë së  dëshmuar, ndaj premtimeve të bëra dhe angazhimeve, që rrjedhin nga përgjegjësia, qofshin forca juaj. Me ndërmjetësimin e Gjon Palit II, të lutemi që Sinodi i Ipeshkvijve, në përfundim e sipër, ta përtërijë në mbarë Kishën kuptimin e vlerës së pamohueshme të martesës së pazgjidhshme e të familjes së shëndoshë, bazuar mbi dashurinë e anasjelltë të burrit me gruan e mbi hirin hyjnor”.








All the contents on this site are copyrighted ©.