2015-10-20 14:58:00

Sinod/Imzot Frendo: Familja sipas logjikës së Dashurisë së Krishtit


Punimet e Sinodit kushtuar familjes janë në javën e fundit. Etërit sinodal vazhdojnë me reflektime, shkëmbimin e opinioneve dhe të përvojave të Kisha lokale në Vende të tyre mbi familjen e jetën sakramentale , i vështrojnë familjet me sytë e Samarit të Mirë, me sytë Babait të dhimbsur, që na rrëfen shëmbëlltyra e djalit të humbur e të gjetur në ungjillin e Lukës 15,11-32, siç pohon imzot Frendo.

Gjatë Sinodit është folur mbi përmasën doktrinore, teologjike e baritore të familjes dhe të sakramentit të martesës të Kishës.  Mbi këtë flasim me përfaqësuesin e Kishës katolike të Shqipërisë në këtë Sinod, me imzot George Frendo-n, i cili në mikrofonin e Radio Vatikanit mes tjerash thekson se duket “të dallojmë mes doktrinës e teologjisë. Doktrina nuk ndryshon, teologjia zhvillohet e mund të ndryshohet, sepse teologjia ka ndryshuar vazhdimisht gjatë historisë”.

Prandaj, sot, nga ana e Kishës është i domosdoshëm një reflektim mbi të divorcuarit, mbi situatën e atyre besimtarëve që janë në një situatë të çrregullt nga pikëpamja e Sakramentit të Martesës, të Pajtimit e të Eukaristisë. Kur flasim për këto argumente, kujton imzot Frendo duke të mos harrojmë se “Logjika e Krishti, logjika e Ungjillit nuk përkon me logjikën tonë njerëzore”. Po mbi këto argumente të Sinodit, ta dëgjojmë intervistën që imzot George Frendo dha për radio Vatikanin....








All the contents on this site are copyrighted ©.