2015-10-18 07:30:00

Papa, në 50-vjetorin e Sinodit, dëgjoi korin e “Zecchino d’oro”


Kori i vogël “Mariele Ventre” i Antonianumit të Bolonjës këndoi dje në mëngjes për Papën Françesku. I drejtuar nga Sabrina Simoni, kori i njohur i “Zecchino d’oro” - emision i televizionit italian, i ndjekur edhe në Shqipëri – u thirr për të kremtuar 50-vjetorin e Sinodit të Ipeshkvijve, themeluar nga Papa Pali VI.

Me këtë rast, pikërisht Salla e Palit VI në Vatikan, ku zakonisht mbahen audiencat e përgjithshme gjatë dimrit, ose kur koha nuk lejon të mbahen në Sheshin e Shën Pjetrit, u hap për publikun. Njerëz nga Roma, por edhe turistë e shtegtarë, mbushën sallën për të kujtuar e për të theksuar rëndësinë e kolegjialitetit në Kishë, përfaqësuar nga Asambleja e Përgjithshme e Ipeshkvijve. Televizioni i Kishës në Itali, TV2000, transmetoi drejtpërdrejt veprimtarinë e paradites në Vatikan, nga ora 9.00 deri më 12.15.








All the contents on this site are copyrighted ©.