2015-10-17 18:11:00

Shtegtimi Papës në Afrikën Qendrore nga 25 deri më 30 nëntor


Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë botoi programin e shtegtimit të Papës Françesku në Afrikë nga 25 deri më 30 nëntor; tre, vendet që do ta presin Papën: Kenia, Uganda dhe Republika Qendrafrikane.

Në Kenia  Papa do të arrijë të mërkurën, më 25 nëntor në orën 17.00: në Nairobi do të shkojë për vizitë mirësjelljeje tek Presidenti i Republikës dhe do të takohet me  autoritetet  dhe  me Trupin diplomatik.

E enjtja, 26 nëntor, do të hapet me takimin ndërfetar dhe ekumenik, ndjekur nga Mesha në Campus-in universitar të kryeqyetit. Pasdite, takimi me klerin e rregulltarët si dhe vizita në Zyrën e OKB-së, në Nairobi.

Të premten, 27 nëntor, Papa  do të shkojë në lagjen  e varfër  Kangemi. Në orën 10.00, takimi me të rinjtë në Stadiumin Kasarani, pasuar menjëherë nga takimi me ipeshkvijtë e vendit.  Pasdite Papa do të niset për në  Entebbe, në Ugandë: edhe këtu menjëherë në program, vizita e kortezisë  Presidentit të Republikës dhe takimi me autoritetet e me Trupin diplomatik. Në mbrëmje do të jetë në Munyonyo, për të përshëndetur katekistët dhe mësuesit.

Të shtunën, 28 nëntor, Papa do të vizitojë dy Shjenjtëroret kushtuar martirëve ugandezë nga katolikët e anglikanët. Në orën 9.30, Mesha per Martirët e Ugandës në zonën e Shenjtërores  katolike. Pasojnë takimi me të rinjtë në Kololo Air Strip, në Kampala, vizita në Shtëpinë e Bamirësisë të Nalukolongo dhe takimet me ipeshkvijtë e Ugandës, me klerin dhe me rregulltarët.

Të diel, 29 nëntor, nisja për Bangui, në Republikën Qendrafrikane, ku arritja parashikohet për orën 10.00. Menjëherë vizita e mirësjelljes presidentit të Shtetit të tranzicionit dhe takimi me klasën drejtuese dhe me Trupin diplomatik. Në 12.15, vizita në një kamp refugjatësh, pasuar nga takimet me ipeshkvijtë qendrafrikanë e me ungjillorët. Në orën 17.00, Mesha me klerin,  rregulltarët dhe të rinjtë në Katedralen e  Bangui-t. Dita do të përfundojë në orën 19.00, me rrëfimin e disa të rinjve dhe mbrëmësoren e lutjes në sheshin para Katedrales.

Të hënën, më 30 nëntor, Papa do të takohet me bashkësinë myslimane në Xhaminë qendrore të Koudoukou, në Bangui. Në orën 9.30, Mesha në Stadiumin e Kompleksit sportiv Barthélémy Boganda. Në orën 12.30, nisja nga Aeroporti Ndërkombëtar “M’Poko” i Bangui. Arritja në Romë-Ciampino parashikohet për në orën 18.45.








All the contents on this site are copyrighted ©.