2015-10-16 18:51:00

Përtërihet Këshilli i Sigurimit i OKB-së


Egjipti, Japonia, Senegali, Ukraina dhe Uruguaji janë pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për dyvjeçarin 2016-2017. Asambleja e përgjithshme e Kombeve të Bashkuara i votoi dje me dy të tretat e mazhorancës. Të sapozgjedhurit do të ulen në tryezën e Pesëmbëdhjetëshes duke filluar nga 1 janari i ardhshëm.

         Sipas Kartës së organizatës, vendet e anëtarëve jo të përhershëm të Këshillit caktohen mbi bazën e grupeve rajonale: tre nga Afrika dhe Azia-Paqësori, një nga Amerrika Latine e Karaibet, një nga Evropa Lindore. Pesë anëtarët e tjerë të përkohshëm janë Angola, Malezia, Zelanda e Re, Spanja dhe Venezuela. Ndërsa pesë anëtarët me të drejtë vetoje janë: Franca, SHBA-të, Britania e Madhe, Rusia dhe Kina.








All the contents on this site are copyrighted ©.