2015-10-16 18:35:00

Palestinezët i kallin flakën Varrit të Jozefit. Faltas: nuk është Intifadah


Tensioni arrin kulmin në Tokën Shenjte, ditën kur Hamasi nxiti fillimin e “Së premtes së zemërimit” kundër Izraelit, duke i ftuar të gjithë për protestë. Qindra të rinj palestinezë dogjën, gjatë natës, Varrin e Jozefit në Nablus të Cisjordanisë. Sulmi nisi me flakjen e shisheve molotov e zgjati për orë e orë. Zjarri shkaktoi dëme të ndjeshme në vendvarrosjen e grave si dhe në vendin ku, sipas traditës, është varrosur njëri nga 12 bijtë e Jakobit. Gjatë ndeshjes mbeti i vrarë një i ri palestinez 20 vjeçar. Intervistuam atin Ibrahim Faltas, françeskan në Tokën Shenjte:

Përgjigje: - Një grup palestinezësh dogji Varrin e Jozefit e tani Abu Mazen, që e dënoi këtë fakt, krijoi një komitet për të hetuar mbi këtë situatë.

Pyetje: - Ç’kuptim ka ky gjest? Gjithçka të krijon përshtypjen se po shkohet drejt një Intifade të re…

Përgjigje: - Ne po jetojmë një situatë të keqe, por nuk do ta quaja “Intifadë të re”. Të gjithë kanë frikë sot. Sot është e premte… E vërtetë se Hamasi foli për një të premte zemërimi, por unë mendoj se nuk do të zgjatë shumë. Tani flitet për një takim të mundshëm të Abu Mazen me Netanyahun, me sekretarin amerikan, Kerry; e edhe me Mbretin Abdallah të Jordanisë. Nëse ky takim do të realizohet, mendoj se situata do të përmirësohet ndjeshëm.

Pyetje: - Për Peter Lemer, zëdhënës ushtarak izraelit, bëhet fjalë për çshugurimin e një vendi shenjt që, sipas tij, përbën një shkelje të rëndë të lirisë së kultit…

Përgjigje: - Sigurisht, është vend i shenjtë Varri i Jozefit, por më duket si reagim i asaj, që u bë në Xhaminë e al Aqsa. Ky është problemi. E ne nuk duam të kthehet në luftë fetare. Nuk duhet të ketë kurrë luftëra fetare!








All the contents on this site are copyrighted ©.