2015-10-14 14:12:00

Zoja që zgjidh nyjet. Përhapja e devocionit: kardinali Bergoglio


Në qendër të vëmendjes, në emisionin e djeshëm, ishte elteri kushtuar Zojës që zgjidh nyjet e, sidomos, figurja e saj. Në të sotmin, historia e lindjes së devocionit.

Vetëm në shekullin XX kjo figure mariane i kapërceu kufijtë gjermanë, për të hyrë në të gjitha vendet e botës. Ishte pikërisht Papa i sotëm Françesku që e përhapi figuren e cila, në Amerikën Latine, u ripagëzua la desatanudos ose la desatadora de nudos.

Atë Jorge Mario Bergoglio, si u njoh me këtë devocion, u dashurua menjëherë. Jemi në gjysmën e dytë të viteve ’80. Në vitin 1986 jezuiti   shkoi në Augustë për të plotësuar tezën e tij të diplomës kushtuar teologut gjerman Guardini. Gjatë qëndrimit në Gjermani, larg atdheut e familjes, Bergoglio vizitoi kishën Sankt Peter am Perlach, që drejtohej nga sivëllezërit e tij jezuitë. Atje e pa për herë të parë pikturën e Virgjërës Mari, u njoh me historinë e me devocionin dhe vendosi ta merrte Zojën që zgjidh nyjet me vete në Buenos Aires, si dhuratë për besimtarët e famullisë së tij. Ashtu si prindërit, që largohen nga shtëpia për ndonjë ditë, kur kthehen u sjellin me vete dhurata fëmijëve, të cilët presin me padurim, Bergoglio vendosi të sillte me vete disa stampime të kësaj figureje kaq të bukur të Marisë, për t’i riprodhuar e për ta bërë të njohur në atdhe, në Argjentinë. Ati jezuit nisi t’ua shpërndajë figuret priftërinjve dhe besimtarëve e Maria, që zgjidh nyjet, u prit me shumë entuziazëm nga besimtarët jugamerikanë. Nga Buenos Aires devocioni u përhap edhe në qytetet e tjera argjentinase e pastaj, edhe në vendet e tjera të Amerikës Latine. 








All the contents on this site are copyrighted ©.