2015-10-12 15:03:00

Kenia përgatitet të presë Françeskun


Në Kenia sapo përfundoi Kongresi Eukaristik Kombëtar, gjatë të cilit iu kushtua vëmendje e veçantë vizitës së Papës, parashikuar për fundin e nëntorit. Në ngjarjen e madhe, mbajtur më 3 tetor pranë shenjtërores kombëtare mariane Subuklia, në Nakuru, morën pjesë 25 mijë besimtarë:

“Jemi këtu për të kremtuar praninë e Krishtit mes nesh. E kjo duhet të ngjallë shpresën e ta përfocojë fenë tonë në shërbim të Zotit e të tjetrit, gjithnjë”, pohoi në homelinë e rastit imzot Dominic Kimengich, ipeshkëv i Lowdarit dhe kryetar i Komisionit për liturgjinë pranë Konferencës ipeshkvnore.

Kongres Eukaristik, besimtarët të pendohen për fajet e rënda, si korrupsioni e   tribalizmi

Ipeshkvi i nxiti të krishterët ta shfrytëzojnë rastin e Kongresit Eukaristik  që të pendohen për mëkatet si korrupsioni e tribalizmi, të cilët minojnë shoqërinë dhe bashkësinë e krishterë. Kongresi i mëparshëm Eukaristik u mbajt në Kenia, në vitin 1985, me pjesëmarrjen e Shën Gjon Palit II e të Nënë Terezës.








All the contents on this site are copyrighted ©.