2015-10-11 12:51:00

Shenjtorët e javës 11-18 tetor 2015


E diel, 11 tetor, Kish katolike kremton të dielën e 28-të gjatë vitit kishtar, e gjithnjë më 11 tetor kalendari përkujton të Shën Gjonin XXIII, Papë, nismëtar i Koncilit II të Vatikanit, shën Filipin, diakon, e shën Aleksandër Saulin, ipeshkëv i Pavisë.  
Liturgjia e kësaj së diele të 28-të gjatë vitit liturgjik, na propozon temën e pasurisë e të thirrjes së Zotit. Leximi parë na thotë se urtia është më e çmueshme se pasuria. Ungjilli na tregon një të ri të pasur, që e ndjen thirrjen e Jezusit, por nuk është guximtar për ta pranuar thirrjen hyjnore, sepse është i kapur për pasuritë e veta. Leximi dytë na flet për Fjalën e Hyjit, që është e gjallë, efikase dhe e mprehtë. 
Të hënë më 12 tetor, festohen Zoja, Nënë e Kishës, shën Serafini nga Montegranaro, laik kapuçin dhe shën Edisti, martir.

Të martën më 13 tetor, kalendari kishtar përkujton shën Teofilin, ipeshkëv i Antiokisë, shën Romolon e shën Gerardin
Të mërkurën më 14 tetor, kalendari kishtar përkujton shën Kalistin, Papë.
Të enjten më 15 tetor, kalendari kishtar përkujton Shën Terezën e Jezusit, mistikën e madhe spanjolle Tereza de Cepeda y de Ahumada,që lindi në Avilë të Spanjës në vitin 1515.

Të premten më 16 tetor, kalendari kishtar përkujton shën Edvigën, dukeshë e Polonisë, rregulltare, shën Margeritën Alakok, virgjër e Vizitacionit dhe  shën Gjerardo Maielën, vëlla laik redentorist.

Të hënën më 17 tetor, kalendari kishtar përkujton shën Injacin e Antiokisë, ipeshkëv e martir dhe e shën Pjetër Kasanin, meshtar skollop.

Të dielën e ardhshme, më 18 tetor, Kisha katolike do të kremtojë të dielën e 29-të gjatë vitit kishtar, e gjithnjë më 18 tetor kalendari përkujton shën Lukën ungjilltar, mjek e pajtor i artistëve.

Liturgjia e ditës na kujton se edhe sot e kësaj dite kumtimi i Fjalës së Zotit, pra i Mbretërisë së Hyjit mbetet urgjent e se të korrat janë të shumta, ndërsa punëtorët, të paktë. Prandaj, posa i nisi të dymbëdhjetë apostujt, Jezusi çoi pas tyre edhe shtatëdhjetë e dy nxënës të tjerë, me urdhrin që t’i luteshin të zotit të të korrave të dërgonte punëtorë të tjerë në arë.








All the contents on this site are copyrighted ©.