2015-10-10 16:22:00

Zoja që zgjidh nyjet: mirënjohja e nipit


Folëm, në emisionin e nëntë, për mrekullinë  morale që ndodhi në familjen gjermane  Langenmantel e Imhoff.  Kaluan vite që nga kjo ngjarje e nipi i Wolfagangut dhe i Sofisë, Hieronymus Ambrosius von Langenmantel (1666-1709) zgjodhi rrugën e jetës rregulltare dhe u bë kanonik i Kishës së Sankt Peter am Perlach ad Augsburg. Hieronymus ia kushtoi një nga kapelat e kishës, ku kryente misionin meshtarak, kujtimit të familjes së tij. Ftoi, më pas, një piktor që të realizonte përmbi altar një pikturë kushtimore, për t’u kujtuar breznive të ardhshme martesën e gjyshërve, shpëtuar me ndërmjetësimin e Virgjërës Mari. Mendohet se vepra, e kryer ndërmjet viteve 1699 e 1700, u pikturua nga artisti bavarez Johann Melchior Georg Schmidtner. Në fillim u vendos që mbi elter të pikturohej Zoja e Këshillit të Mirë, devocioni ndaj së cilës kishte marrë dhenë. Por autori, për shumë kohë i panjohur, deshi t’i shtonte hollësitë, që të kujtonin familjen Langenmantel.

Që aso kohe Zoja vijon t’i shikojë me mëshirë e t’ua të zgjidhë nyjet të gjithë atyre, që gjunjëzohen para saj, që nga viti i largët 1700. Por ç’e dallon këtë pikturë, prej qindra kompozimeve kushtuar Zojës së Bekuar nga artistë gjenialë prej të katër anëve të botës? Ç’të veçantë ka kjo Zojë, që zgjidh nyjet, të cilat nuk na mungojnë edhe ne, që jetojmë më se 300 vjet më vonë? Përgjigjja, në emisionin e ardhshëm!  








All the contents on this site are copyrighted ©.