2015-10-10 16:40:00

Turqi: masakër kundër manifestimit filo-kurd në Anakara


Atentat në Ankara, në Turqi, pak para se të niste manifestimi paqësor filo-kurd organizuar nga opozita, që nga fillimi i konfliktit me luftëtarët e Pkk. Pasojat: të paktën 30  të vdekur e 126 të plagosur. Presidenti Erdogan  e konsideroi “sulm i urryer kundër unitetit të vendit”. Autorët janë ende të panjohur. Mediat hamendësojnë se ishte atentat kamikaze, në prag të zgjedhjeve të 1 nëntorit e ndërsa vëmendja e Turqisë  është përqendruar në luftën kundër Is, në Siri. I kërkuam një koment Alberto Russelli-t, specialist i zonës anatolike në Lindjen e Mesme:

Përgjigje: - Masakra, që ndodhi, është pjesë përbërëse e strategjisë së destabilizimit edhe të procesit demokratik brenda Turqisë. Kujtojmë se jo e gjithë popullsia turke është në favor të ndeshjes së drejtpërdrejtë me pakicën kurde, që duhet saktësuar se është pakicë relative. Mund ta quajmë problem brenda problemit, në kuptimin se e kemi tashmë një krizë  shumë të fortë, atë të Lindjes së Mesme, që ka të bëjë me Sirinë, e kjo krizë e brendshme turke nuk bën tjetër, veçse t’i rëndojë tensionet. Kujtojmë se edhe në Siri është e pranishme një bashkësi e fortë kurde.

Pyetje: - Kujt i intereson destabilimi i Turqisë?

Përgjigje: - Sipas meje, Is ka një farë interesi që kjo mosmarrëveshje ndërmjet kurdëve e turqëve të vijojë. Kujtojmë edhe se ekziston një element nazionalist-fundamentalist, që mbështet në një farë mënyre teorinë panturke e panturaniste, e cila i kundërvihet plotësisht njohjes së Kudistanit. Që pastaj shoqëria civile turke kërkon të thotë fjalën e vet në një farë mënyre, siç është rasti i manifestimit tejet të rëndësishëm, që përfundoi dramatikisht sot, ky është sinjal pozitiv. Do të thotë se një pjesë e shoqërisë turke është në favor jo vetëm të paqësimit me Kurdistanin e të njohjes së popullit kurd, por edhe të një politike të re, jo acaruese.

Pyetje: - Me ç’ frymë po përgatitet vendi për të përballuar fushatën zgjedhore?

Përgjigje: - Sigurisht, nuk do të desha të isha qytetar turk. Vendi është thellësisht i tronditur: fryma metropolitane, e qytetit, është, në një farë mënyre, në favor të hamendjes së paqësimit e kërkon kthesë,  ndërsa  në barkun e madh të Turqisë, në hinterland, në pllajën anatolike, gjatë kësaj periudhe ndjehet fuqimisht ndikimi i politikave ekstremiste islamike. Nuk është e rastit, në këto shtatë-tetë vjetët e fundit, që vetë qeverisë turke iu desh të largohej nga pozitat laike-atatürkiste.

Pyetje: - Si ta vlerësojmë arrestimin e drejtorit të gazetës “Zaman”, gjithnjë në pozita kritike kundër presidentit Erdogan?

Përgjigje: - Arrestimi i një gazetari ose i një njeriu, që shpreh opinione lidhur me një argument të caktuar, është gjithnjë simptomë e mungesës së lirisë: më duket se kësaj nuk ke çfarë t’i shtosh.

Pyetje: - Pasojat që mund të priten tani, duke pasur parasysh edhe atë që po ngjet në Siri?

Përgjigje: - Në një një farë mënyre mund t’i bëjë të dështojnë pasojat negative, kundërgoditjen negative, përmes ndërgjegjësimit të shumicës së qeverisë turke. Kush janë ata, që hodhën gurin e fshehën dorën? Tani për tani nuk dihet ende kush e kreu atentatin, por unë nuk besoj në rastësinë. Mund të themi, prandaj, se është situatë, që do të lërë gjurmë mbi udhën e nisur tani, për të arritur tek zgjedhjet  e ardhshme në Turqi e, sigurisht, do të ketë pasoja edhe në Siri, në gjirin e  bashkësisë kurde.








All the contents on this site are copyrighted ©.