2015-10-07 12:20:00

Françesku ia beson Zojës Rruzare të gjitha familjet e botës


Gjatë audiencës së përgjithshme, Papa kujtoi se sot Kisha kremton festën e Zojës Rruzare. Asaj ia besoi familjet e mbarë botës dhe Sinodin kushtuar familjes. I ftoi, më pas, gjithë besimtarët t’i përngjajnë Shën Gjonit Apostull: ashtu si ai – nënvizoi - mikpriteni Marinë në shtëpitë tuaja e në jetën tuaj të përditshme, që ndihma e saj amtare të jetë burim paqeje e force. Pastaj iu drejtua të rinjve dhe të sëmurëve, me fjalët:

“Të dashur të rinj, shpresa me të cilën është përplot zemra e Marisë, ju dhëntë guxim gjatë rrugës, që zgjidhni në jetë;

të dashur të sëmurë, qëndresa e Nënës tek këmbët e kryqit, ju ndihmoftë në çastet më të vështira;

të dashur bashkëshortë të rinj, dashuria amtare e Asaj, që mbajti në prehër Jezusin, ju shoqëroftë në jetën e re familjare, që sapo e nisët. 








All the contents on this site are copyrighted ©.