2015-10-05 17:36:00

Sinodi: Kisha përshkon shtigjet e konvertimit e të mëshirës


Sinodi mbi familjen që nisi sot punimet “nuk është një Parlament, ku për të arritur një konsensus apo një marrëveshje të përbashkët përdoren negociatat apo kompromiset”, por “metoda e vetme e Sinodit është ajo e hapjes ndaj Shpirtit Shenjt Zot me guximin apostolik, përvujtërinë ungjillore e lutjen plot besim”. Me këto porosi Papa Françesku hapi sesionin e parë të asamblesë së rregullt (4-25 tetor) që përqendrohet mbi “thirrjen e misionin e familjes në Kishë e në botën bashkëkohore” e vazhdon Sinodin e parë, të jashtëzakonshëm, që u zhvillua vitin e kaluar mbi temën e “sfidat pastorale” të familjes.
Kisha, tha Papa Françesku në fjalimin e shkurt në hapjen  e punimeve, “rimerr sot dialogun e nisur në Sinodin e jashtëzakonshëm mbi familjen, dialog i filluar sigurisht edhe shumë më herët, për të reflektuar së bashku mbi tekstin e Instrumentum laboris, përpiluar nga Relatio synodi e nga përgjigjet e konferencave ipeshkëvnore katolike vendore e nga organizmat përkatëse me të drejtën kishtare.
Kështu, sipas kryeipeshkvit të Chieti-Vasto e sekretarit të veçantë të asamblesë së ipeshkvijve, imzot Bruno Forte, sinodi mbi familjen që është hapur sot në Vatikan është “baritor e jo doktrinor, sikur qe Koncili II i Vatikanit”.
“Ky sinod nuk mblidhet për të mos thënë asgjë”, tha imzot Forte gjatë konferencës së shtypit, duke përgjigjur në pyetjen rreth mundësisë së ndryshimeve doktrinore të Kishës. “Kemi vëmendjen baritore që na nxit fort. Nuk është një sinod doktrinor por baritor, sikur ishte Koncili II i Vatikanit, e kjo nuk e zvogëlon aspak asamblenë tonë. Duhet t’i kërkojmë udhët që e afrojnë Kishën pranë burrave e grave të kohës sonë. Koha ndryshon, Kisha nuk mund të mbetët e pandjeshme ndaj sidave. Jemi këtu për të shikuar, në besnikërinë ndaj doktrinës së Kishës, si të jemi barinj shpirtëror që shoqërojnë besimtarët në jetën e tyre. Nuk mendojmë se është fjala për ndonjë ndryshim doktrinor, por kemi sfida baritore përpara nesh dhe ne duam t’i trajtojmë me parresi – duke folur haptas e qartë, me ndërgjegjshmëri, së bashku me Papën.”
“Asambleja sinodale vendoset në përfundimin e një udhe të gjatë, frytet e së cilët jemi të thirrur t’i mbledhim tani”. Kardinali Baldisseri, sekretar i përgjithshëm i Sinodit të ipeshkvije mbi familje, ia kujtoi sot këtë 270 etërve sinodalë, që marrin pjesë në punimet e kësaj asambleje kishtare.
“Ky Sinod – kujton Baldisseri – vendoset në afërsi të Jubileut të jashtëzakonshëm të mëshirës shpallur nga Papa e nga ai Sinodi merr një dritë të veçantë e një orientim të saktë”, duke na përkujtuar thirrjen që Papa ka shpreh në bullën e shpalljes së Vitit të Shenjtë të jashtëzakonshëm: “Arkitrau që e mban jetën e Kishës është mëshira. Besueshmëria e Kishës kalon përmes udhës së dashurisë së mëshirshme e përdëllyese”. 








All the contents on this site are copyrighted ©.