2015-09-30 12:01:00

Dom Lush Gjergji: ta mbrojmë familjen si vatër vlerash njerëzore e shoqërore


Duhet të “nisemi përsëri nga familja për të rimenduar e ndryshuar modelin e zhvillimit, për të mirën e mbarë familjes njerëzore”. Kështu tha Papa Françesku, i cili më audiencën e parë të përgjithshme pas kthimit nga takimi botëror i familjeve mbajtur në Philadelphia, u kërkoi besimtarëve e shtegtarëve të pranishëm në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, t’i lutën Zotit për Sinodin e rregullt mbi familjen që do të fillon të dielën e ardhshme.

Për Papën Françesku, “nuk është rastësi”, por është “ dhuratë hyjnore” që Dita botërore e familjeve, e cila u mbajt fund javën që kaloi, qe organizuar nga Filadelfia, në SHBA-së, “do të thotë nga Vendi që në shekullin e kaluar ka arritur zhvillimin më të madh teknik dhe ekonomik, pa mohuar rrënjët e veta fetare. Tani – theksoi Papa - po nga këto rrënjë të njëjta, duhet të nisemi edhe një herë pikërisht nga familja, nga vlerat e saj, nga sfidat që ka përpara, për të rizbuluar identitetin, rolin, bukurinë e misionin që ka vatra e familjes në komunitetin njerëzore.

Me dom Lush Gjergjin, Vikarin e Përgjithshëm të Kishës katolike në Kosovë, për Radio Vatikanit biseduam mbi realitetin e familjes sot në Kosovë. Tiparet, ndryshimet, vlerat e roli i familjes shqiptare (kosovare) në shoqërinë bashkëkohore. Familja si Kishë shtëpiake, si qeliza-bazë e komunitetit, si vatër vlerash njerëzore e shpirtërore, mbi këto e tjera ta dëgjojmë bisedën e dom David Xhuxhës me dom Lush Gjergjin.....

 

 

 

 








All the contents on this site are copyrighted ©.