Më datën 18 dhjetor Papa Françesku do të hapë “Portën e Shenjtë të dashurisë” pranë qendrës humanitare të Karitasit dioqeza të Romës në rrugën Marsala, në kompleksin e stacionit hekurudhor Termini të kryeqytetit të Italisë, themeluar nga don Luigi Di Liegro, drejtori historik i Karitasit të Romës, i cili ndërroi jetë në vitin 1997.
Lajmin e dha para disa ditësh Vikari i Romës kardinali Vallini. Me këtë rast, Papa Françesku do të vizitojë edhe mensën për të varfër kushtuar shën Gjon Palit II. Një tjetër Portë e Shenjtë, përveç atyre të katër bazilikave papnore të Romës, do të hapet në shenjtëroren romake të Zojës së Bekuar ‘Divino Amore’.
All the contents on this site are copyrighted ©. |