2015-09-28 11:25:00

Papa mbërrini nga SHBA, menjëherë në bazilikën e Shën Marisë së Madhe për një falënderim e lutje


Avioni me të cilin udhëtonte Papa Françesku mbërrini në aeroportin romak të Ciampino-s në ora 10.00 të mëngjesit. “Mirë se u ktheve Papa Françesku”, shkruan gazeta e Vatikanit l’Osservatore Romano në Twitter. Përfundoi kështu udhëtimi i 10-të ndërkombëtar apostolik i Atit të Shenjtë Bergoglio në Kubë e në SHBA-së.
Posa mbërrini në aeroportin e Ciampinos, para se të kthehej në Vatikan Papa shkoi menjëherë në bazilikën e Shën Marisë së Madhe të Romë, për një falënderim e lutje drejtuar Zojës së Bekuar. Të njëjtin gjest Papa Bergoglio e pati bërë në mbrëmjen e 18 shtatorit, në vigjiljen e nisjes së tij për Amerikë.








All the contents on this site are copyrighted ©.