2015-09-25 18:54:00

Papa Françesku lutet për viktimat myslimane në Mekë


Mbrëmë, gjatë lutjes në katedralen e Shën Patrikut në Nju Jork, Papa Françesku deshi të kujtojë shtegtarët (haxhinjtë) myslimanë, që gjetën vdekjen në Mekë, ku kishin shkuar për festën e Kurban Bajramit. Ati i Shenjtë iu drejtua “vëllezërve e motrave myslimane”, duke u shprehur afërsinë e tij në këtë tragjedi.

“Në këtë çast – tha Papa – bashkohem me të gjithë ju në lutjen për Zotin, Atin tonë të gjithpushtetshëm e të mëshirshëm”. Më pas vazhdoi me homelinë e tij në spanjisht për të pranishmit. Kujtojmë se në Mekë humbën jetën gjatë shtyrjeve e përplasjeve të turmës, mëse 700 vetë.








All the contents on this site are copyrighted ©.