2015-09-24 10:52:00

Papa në SHBA: sot flet para Kongresit, pastaj fluturon në Nju Jork


Në udhëtimin e tij apostolik në SHBA, ku mbërrini nga Kuba, Papa Françesku sot ka në program një takim historik: vizitën në Kongres, në Uashington. Është Papa i parë që flet në Parlamentin amerikan, i cili do ta dëgjojë Atin e Shenjtë në një seancë të përbashkët.
Ngjarja është program në ora 9.20 lokale (15.20 evropiane). Në përfundim, në ora 11.15 lokale (17.15 evropiane), Papa Françesku do të vizitojë qendrën bamirëse të Karitasit pranë famullisë kishtare të St Patrick të Uashingtonit, ku do t’i takojë njerëzit e pastrehë e të varfër. Ky takim përmbyll programin e vizitës së Papës në kryeqytetin amerikan.
Në ora 16.00 lokale (22.00 evropiane), Papa niset me avion për në Nju Jork, ku do të mbërrijë pas një ore në aeroportin Jfk, nga ku me helikopter do të shkojë në Manhattan. Në ora 18.45 lokale (00.45 evropiane) Ati i Shenjtë Bergoglio ka në program lutjen e Mbrëmësores me klerin, rregulltarët e rregulltarët në Katedralen e Shën Patrikut, në Udhën e Pestë (Fifth Avenue, 5th Avenue, New York.
Papa do të qëndrojë në Nju Jork edhe nesër, me vizitën në Selinë e OKB-së, fjalimin para asamblesë së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe pjesëmarrjen në një takim ndërfetar në Gourn Zero.








All the contents on this site are copyrighted ©.