SHBA-së janë pranë Papës “në mbrojtje të lirisë fetare e të dialogut ndërmjet besimeve,
duke ditur se njerëzit duhet të kenë mundësinë ta jetojnë fenë e tyre të lirë nga
frika e kërcënimet”. Kështu tha Presidenti amerikan Barack Obama në fjalimin drejtuar
Papa Françeskut, duke kujtuar se si edhe në këtë moment ka të krishterë të persekutuar
e të vrarë.
“Në këtë moment në botë, bijtë e Zotit, duke përfshirë të krishterët, janë në shënjestër
e deri janë vrarë për shkak të fesë së tyre – denoncoi Obama – Besimtarët nuk lejohen
të mblidhen nëpër vende të kulti. Besimtarët arrestohen. Kishat janë shkatërruar”.
Papa, tha akoma Presidenti amerikan Obama, “na kujtojnë se njerëzit janë vërtetë të
lirë vetëm kur mund të praktikojnë fenë e tyre lirisht”.
Kisha katolike është gjithmonë pranë “të mbramëve” të shoqërisë e Papa na ka kujtuar
se si vlera nuk matet me pasurinë por me aftësinë e “ndihmës për të varfrit e ata
që jetojnë në gjendje të skajshme” në shoqëri. Këtë nënvizoi Presidenti Barack Obama
në fjalën e tij në Shtëpinë e Bardhë drejtuar Papës. “Kisha është me ata që kërkojnë
t’i këpusin vargonjtë e varfërisë – kujtoi Presidenti Obama – e u jep zë e shpresë
atyre që kërkojnë t’i këpusin vargonjtë e dhunës e të shtypjes” .
All the contents on this site are copyrighted ©. |