2015-09-22 08:30:00

Santiago de Cuba


Santiago ndodhet në portin natyror të bregut juglindor të Kubës. Është qyteti i dytë i vendit e rival i Havanës për jetën e tij letrare, muzikore e politike. Themeluar në vitin 1514 nga Diego Velàzquez, ka qenë kryeqytet i ishullit nga viti 1515 deri në vitin 1607. Santiago ka një histori të pasur kulturore, që fillon me ndërtimin e katedrales së Zojës së Ngjitur në Qiell, në vitin 1520 e me formimin e një kori. Kompozitori Estéban Salas qe “maestro de capilla” i katedrales e shkroi shumë këngë për Krishtlindje dhe vepra të tjera korale, që konsiderohen edhe sot më të bukurat e asaj periudhe. Për t’u sinjalizuar, kështjella El Morro, Pasuri e UNESCO-s; shtëpia e mrekullueshme koloniale e Parque Céspendes në qendrën historike dhe Bazilika e Zojës së Cobres.

Santiago është “qyteti heroik”, sepse qe teatër i kryengritjes së vitit 1956 dhe i dukjes së parë publike të Fidel Kastros, mbrëmjen e 1 janarit 1959, kur shpalli suksesin e revolucionit. Së fundi, provinca e Santiagos është atdheu i “son” (kërcimit paraardhës të salsës) dhe i rumit të famshëm kuban. Qyteti përgatitet të kremtojë 500-vjetorin e themelimit.

Kryedioqeza e Santiago de Cuba është themeluar më 28 prill 1522. Është bërë metropoli më 24 nëntor 1803. 24% e mëse 1 milion banorëve janë katolikë, të ndarë në 16 famulli, 22 kisha ose shtëpi misionare. Në të shërbejnë 15 meshtarë dioqezanë, 13 meshtarë rregulltarë, 21 rregulltarë, 34 rregulltare, 4 seminaristë, dy diakonë. Vitin e fundit janë pagëzuar 3441 vetë.

Kryeipeshkvi është imzot Dionisio Guillermo Farcìa Ibànez.








All the contents on this site are copyrighted ©.