2015-09-22 13:35:00

Papa: sot dita e fundit në Kubë, nisja për Uashington


Papa Françesku përfundon sot vizitën e tij apostolike në Kubë me vizitën e qytetit të tretë të ishullit, Santiago, pas etapës në Havanë e Holguìn, për vijuar pastaj drejt SHBA-së.
Në qytetin kuban, Santiago, dje në mbrëmje u lut para figurës së Virgjërës së Dashurisë del Cobre, pajtores qiellore të Kubës. E sot pikërisht në Bazilikën e kësaj Shenjtërore, në periferi të qytetit, Papa kremton Meshën në ora 08.00 lokale (14.00) evropiane.
Në ora 11.00 lokale ( 17.00 evropiane) Papa takon familjet në Katedralen e Zojës së Madhe. Në mbarim të këtij takimi, para Katedrales Papa do të bekojë qytetin.
Kështu në ora 12.30 lokale (18.30 evropiane) Ati i Shenjtë Bergoglio do të përshëndet Kubën për t’u nisur drejt SHBA-së. Avioni i Papës do të mbërrijë në Uashington rreth orës 16.00 lokale (22.00 evropiane) në bazën ushtarake Andrews, ku do të pritet nga Presidenti Barack Obama e bashkëshortja e tij Michelle.
Në SHBA-së, përveç Uashingtonit Papa do të vizitojë nesër Shtëpinë e Bardhë dhe të enjten Kongresin amerikan. Ati i Shenjtë Françesku do të shkojë edhe në Nju Jork, ku do të flasë në asamblenë e përgjithshme të OKB-së, e pastaj në Filadelfia për Takimin e VIII Botëror të Familjeve.
Po kujtojmë se ky takim botëror filloi punimet pikërisht sot me kremtime, lutje, diskutime e aktivitete tjera që do të zgjasin deri të dielën kur Takimi Botëror i Familjeve do të mbyllet në praninë e Papës.








All the contents on this site are copyrighted ©.