2015-09-22 09:30:00

La Loma de la Cruz


Kodrina e Kryqit, 261 metra e lartë, në veri të Holguin-it, lidhet me qytetin si nga pikpamja historike, ashtu edhe nga ajo shoqërore dhe kulturore. Kryqi i parë u ngul aty nga frati Francisco Antonio de Alegria, epror françeskan i Holguin-it (1790). Kryqi aktual u përket viteve të para ’90. Zëvendësoi të mëparshmin, që u godit nga rrufeja. Deri tek kryqi mund të shkohet nëkëmbë, duke ngjitur 458 shkallë, ose me makinë, përmes një udhe panoramike. Në majë, përveç kryqit, ndodhet një kullë për vrojtime ushtarake, “Torre di Numancia”, ndërtuar gjatë luftës 1868-78. Në këtë vend njerëzit shkojnë në shtegtim fetar e shpirtëror, por edhe në udhëtime turistike për të parë panoramën e360 gradëshe të ishullit të Kubës, që shtrihet para syve. Aty mbahet çdo vit i famshmi “Festival i Majit”.








All the contents on this site are copyrighted ©.