Në ditën e tretë të vizitës apostolike në Kubë, Papa Françesku pas kryeqytetit
Havana, etapa e dytë e shtegtimit është qyteti i tretë kuban për nga numri i banorëve,
Holguin, zgjedhur sepse deri më tani nuk është vizituar nga Papët e mëparshëm.
Këtu Ati i Shenjtë Bergoglio kremton Meshën në Plaza de la Revolucion në ora 10.30
lokale (16.30 evropiane) e pastaj bekon qytetin nga kodra Loma de la Cruz në ora 15.45
lokale (21.45 evropiane).
Në ora 16.40 lokale ( 23.30 evropiane) Papa niset drejt Santiago-s, qyteti dhe etapa
e tretë dhe e fundit e vizitës apostolike në Kubë.
All the contents on this site are copyrighted ©. |