2015-09-21 16:42:00

Nesër në SHBA, Obama pret Papën në aeroport


Presidenti amerikan Barak Obama, së bashku me të shoqen Mishel, do të shkojnë nesër në bazën e Andrews, në Maryland, për të pritur personalisht Papën Françesku, i cili mbërrin në SHBA-të për Takimin Botëror të Familjes në Filadelfia. Ngjarja është e jashtëzakonshme, pasi Obama nuk shkon kurrë për të pritur krerët e shteteve në aeroport. Normalisht, ai nuk lëviz nga West Wing e Shtëpisë së Bardhë, kur vijnë liderë të huaj, prandaj, udhëtimi me helikopter deri në bazën ushtarake, të përdorur edhe nga vetë presidentët amerikanë për udhëtimet e tyre, është përjashtim nga rregullat e zakonshme dhe tregon një kujdes e vëmendje të veçantë për Papën Françesku. Kujtojmë se të njëjtin kujdes pati treguar edhe paraardhësi i tij, Xhorxh W. Bush, i cili priti Benediktin XVI në vitin 2008.








All the contents on this site are copyrighted ©.