2015-09-20 17:07:00

Republika e Kubës


 Kuba ishull i Antileve të Mëdha, ndërmjet Oqeanit Atlantik, Detit të Antileve dhe Gjirit të Meksikës. Pushtuar nga Spanja (101-13), Kuba kalon nën kontrollin amerikan në vitin 1898, pas luftës hispano-amerikane. Në vitin 1902 fiton pavarësinë, por i nënshtrohet së drejtës amerikane për të ndërhyrë në punët e brendshme deri në vitin 1934. Me revolucionin kastrist të vitit 1959, vendi ndjek modelin komunist sovjetik. Ndërpriten marrëdhëniet me Uashingtonin, i cili vendos embargon kundër Kubës.

Sipas Kushtetutës, Partia Komuniste kubane është udhëheqja e vendit, që nuk di ç’është pluripartitizmi. Asambleja Kombëtare, e formuar nga 614 anëtarë, të zgjedhur për një mandat 5-vjeçar, zgjedh Këshillin e Shtetit, të formuar nga 31 anëtarë. Presidenti i Këshillit të Shtetit është njëkohësisht kreu i shtetit dhe kryeministri. Më 17 dhjetor të vitit të kaluar, u njoftua rifillimi i marrëdhënieve diplomatike amerikano-kubane, pas 54 vjetësh, me kontributin e Papës Françesku dhe të Vatikanit.








All the contents on this site are copyrighted ©.