2015-09-19 20:06:00

Papa Françesku takon familjen siriane të strehuar në Vatikan


Sot paradite, rreth orës 9.45, familja e refugjatëve sirianë, e strehuar nga famullia kishtare Shën Ana e Vatikanit, deshi të falënderonte Papa Françeskun për pritjen që u është ofruar atyre. Shoqëruar nga lëmoshëtari i Selisë së Shenjtë, imzot Konrad Krajewski – njofton salla e Shtypit e Vatikanit – familja siriane shkoj në Shtëpinë e Shën Martës e pati rastin për ta përshëndetur Papën e për t’i uruar udhët të mbarë në Kubë e SHBA-së, pak para se Papa Françesku të nisej drejt aeroportit romak Fiumicino.








All the contents on this site are copyrighted ©.