2015-09-17 17:28:00

Atë Aldo Skoda: jeta rregulltare një thesar për Kishën, urgjent kujdesi për emigrantët


Ngurtësia e fesë është krejt diçka tjetër dhe kundër profecisë e aftësisë së ëndërrimit. Ata që janë të ngurrtë nuk mund të ëndërrojnë”. Kështu u tha mes tjerash Papa Françesku rregulltarëve e rregulltarëve gjatë audiencës së sotme, në sallën e Palit VI në Vatikan, me afër 5 mijë të ri e të reja, rregulltarë e rregulltare, mbledhur këto ditë në Romë për Takimin e tyre botëror mbi temën: “Zgjojeni botën”. Për Papa Françeskun dëshmia e jetës rregulltare në Kishë është jashtëzakonisht e çmueshme për të përhapjen e dritës së Ungjillit, edhe aty nuk mbizotëron dhuna e lufta.

E pastaj  Papa përmendi kujtoi edhe dramën e popullsive të Sirisë e të Iraku, tha se prej disa ditësh e bartë me vete kryqin e vogël të një prifti të prerë në fut në këto treva, sepse nuk pranoi ta mohonte Krishtin. Ati Shenjtë Bergoglio denoncoi persekutimet e pakicave fetare, në mënyrë të veçantë të të krishterëve nga fundamentalistët, pastaj iu kthye edhe një herë fenomenit të emigracionit e bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të gjegjë një zgjidhje sa më shpejt e të përshtatshme për refugjatët dhe emigrantët.
Mbi jetën rregulltare dhe fenomenin e emigracionit, flasim me rregulltarin skalabrinian Atë Aldo Skoda, profesor i teologjisë pastorale dhe psikologjisë në Universitetin Papnor Urbaniana, ekspert i emigracionit. Ta dëgjojmë në dom David Xhuxhës .....








All the contents on this site are copyrighted ©.