2015-09-16 14:55:00

Ministrat e Ambientit të BE-së te Papa, në pragun e takimit të Parisit


“Solidariteti, drejtësia e pjesëmarrja, për të respektuar dinjitetin tonë e për t’ju përgjigjur Krijimit”: këto fjalë këshillimi Papa Françesku ia drejtoi delegacionit të formuar nga 28 ministrave të Mjedisit të Vendeve të BE-së e dy komisarëve evropian për Ambientin, klimën dhe energjinë, të cilët i takoi sot paradite në Sallën e vogël të Palit VI në Vatikan.

Takimi bënë pjesë në programin e punimeve që ka Konferenca e 21-të e Kombeve të Bashkuara mbi ndryshimet klimaterike, që do të mbahet në Paris nga 30 nëntori deri më 11 dhjetor të ardhshëm, por që nga dita e  premte ministrat do të mblidhen në Bruksel për të vendosur një linjë të përbashkët për ta adaptuar lidhur me objektivat e zhvillimit që mund të mbështetet.

‘Shëndeti i shtëpisë së përbashkët’ për Papa Françeskun është “një e mirë kolektive, një thesar i mbarë njerëzimit” por sidomos një “përgjegjësi e çdonjërit prej nesh”. Për këtë arsye, mbrojtja dhe kultivimi i ambientit kërkon bashkëpunimin e mbarë komunitetit ndërkombëtar, i cili në veprimtarin e vetë, nuk duhet të harrojë, parimet nga të cilët nuk mund të hiqet dorë, si solidariteti, fjalë kjo “nganjëherë është harruar, e herë tjerë është abuzuar”:

“E dimë se njerëzit më të prekur nga degradimi i ambientit  janë të varfrit, të cilët i vuajnë pasojat më të rënda. Solidaritet, atëherë, do të thotë të vësh në akt mjete efikase, të afta ta bashkojnë luftën kundër degradimit me atë kundër varfërisë. Ekzistojnë përvoja të shumta pozitive në këtë drejtim. Bëhet fjalë, për shembull, për zhvillimin dhe transferimin e teknologjive të përshtatshme, që janë në gjendje t’i përdorin, siç është më së miri, burimet njerëzore, ato natyrore, shoqëroro-ekonomike, të cilat duhet të jenë më të arritshme për njerëzit në nivelin lokal, në mënyrë që, në ato realitete lokale të jetës së përditshme të të varfëve, të garantohet një mbështetje për një periudhë të gjatë”.

Papa Françesku nënvizoi, pastaj, parimin e drejtësisë, nënkuptuar se rishpërndarje e drejtë e burimeve, duke përmendur se si në Enciklikën “Lëvduar qofsh” flitet për “borxhin ekologjik sidomos ndërmjet Veriut e Jugut të botës, lidhur me çekuilibrime tregtare” por edhe për një “përdorim të shpërpjesëtuar të burimeve natyrore”: aspekte këto që kanë pasoja në fushën ekologjike . Një borxh, ky, që disa Vende duhet tani ta respektojnë:

“Këta të fundit janë të thirrur të kontribuojnë, për të la këtë borxh duke dhënë shembull të mirë, duke kufizuar në mënyrë të rëndësishme konsumin e energjisë që nuk ripërtërihet, duke i ndihmuar me burime ato Vende që janë të nevojtare për të promovuar politika e programe të një zhvillimi që mund të mbështetet, duke adoptuar sisteme të një menaxhimi të përshtatshëm të pyjeve, të transportit, të mbeturinave, duke përballuar seriozisht problemin e rëndë të harxhimit të kotë e hedhjes së ushqimit, duke favorizuar një model të një ekonomie të përshtatshme, duke inkurajuar modelet dhe stilet  e reja të jetës”.

E pastaj, vjen pjesëmarrja, do të thotë “përfshirja e të gjitha palëve të interesuara, edhe ato që shpesh lihen apo mbesin anash nga proceset vendimmarrëse”.

Papa i ftoi ministrat ta përforcojnë punën e tyre në pragun e konferencës së Parisit, duke i falënderuar për kontributin e tyre e duke u siguruar mbështetjen e Selisë së Shenjtë, “për t’u përgjigjur në mënyrë të përshtatshme si ndaj britmës së Tokës e po kështu edhe ndaj britmës të më të varfërve ndër të varfër”.








All the contents on this site are copyrighted ©.