2015-09-15 16:03:00

Vigjilje urate për rregulltarë të rinj në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan


Vigjilje urate sonte në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, në kuadrin e Takimit botëror për të rinj të shuguruar e të përkushtuar në jetën rregulltare, mbi 4 mijë, ardhur në Romë prej të pesë kontinenteve, për t’iu përgjigjur sfidës “Zgjojeni botën”! të ndërgjegjshëm për aktualitetin që ka tema “Ungjilli-profeci-shpresë”. Ngjarja, organizuar nga Kongregata e Vatikanit për Institutet e Jetës Rregulltare dhe Shoqëritë e jetës apostolike, është një rast i volitshëm për të thelluar domethënien e thirrjes personale rregulltare, në kuadrin e fillimit të noviciatit, në periudhën e provës e të shqyrtimit, gjatë kushteve të përkohshme të jetës rregulltare e brenda 10 vjetësh të hyrjes përfundimtare në institute e kongregata të jetës së përkushtuar. Punimet hapen sot e vijojnë deri të shtunën e ardhshme.








All the contents on this site are copyrighted ©.