2015-09-14 16:31:00

Papa: për ta ndjekur Jezusin duhet të përulemi siç bëri Ai mbi kryq


Për të shkuar përpara “në udhën e jetës së krishterë” duhet të përulemi, ashtu siç bëri Jezu Krishti mbi Kryq. Këtë nënvizoi Papa Françesku në homelinë e Meshës kremtuar sot në mëngjes në shtëpinë e Shën Martës në Vatikan, në të cilën morën pjesë C9 - Grupi i nëntë kardinajve, të cilët sot filluan takimin e radhës me Papën që do të zgjasë deri më 16 shtator.


Në festën e Lartësimit të Kryqit të Shenjtë, Papa Françesku se “udha e të krishterit është ajo e përuljes sipas shembullit të Jezusit mbi Kryq”. “Kjo – shpjegoi Ati i Shenjtë – është udha që Jezusi ka ndërmarr për të fituar kundër gjarprit në fushën e tij. Të vështrosh Kryqin e Jezu Krishtit, jo ato kryqe artistike, të pikturuara mirë: të vështrosh realitetin, çka ishte kryqi në atë kohë. E të vështrosh përshkimin e tij e të vështrosh Hyjin, që asgjësoi vetveten, u përulë për të na shpëtuar. Edhe kjo është udhë e të krishterit. Nëse një besimtar i krishterë don të shkojë përpara në udhën e jetës së krishterë duhet të përulet, siç qe përulur Jezusi. Kjo është udha e përvujtërisë, po, por edhe bartja mbi vete e poshtërimeve siç i ka bartur Jezusi”.
Në festën e Lartësimit të Kryqit të Shenjtë, Papa i kërkoi  Zojës së Bekuar hirin “për të qan nga dashuria, të qan nga mirënjohja sepse Hyji ynë na ka dashur dhe ka dërguar Birin e Tij” për t’u “përulur e asgjësuar për të na shpëtuar ne”.








All the contents on this site are copyrighted ©.