2015-09-14 10:44:00

Një grup të burgosurish ndjekin Engjëllin e Tënzot


Ditë e veçantë ajo e djeshmja, për një grup të burgosurish romakë nga Rebibbia, që vizituan Kopshtet e Bazilikën e Vatikanit dhe nga Kapela Sikstine, morën pjesë në Lutjen e Engjëllit të Tënzot.

         Ishin rreth 50 vetë, të shoqëruar nga drejtori i burgut të Rebibbia-s, Stefano Ricca, që, për një paradite, lanë pas problemet e vështirësitë e jetës, duke hyrë në botën e Muzeve të Vatikanit, në artin e shpjeguar për ta nga drejtori, Antonio Paolucci. Të dëgjojmë njërin nga të burgosurit në mikrofonin tonë. Quhet Carmine:

         U pritëm shkëlqyeshëm: diçka e vështirë për të burgosurin në shoqëri. Shihemi gjithnjë me dyshim. Por sot, u trajtuam si të ishim personalitete të rëndësishme. Ky qe emocion i madh për ne. Diçka e papërshkrueshme.








All the contents on this site are copyrighted ©.