2015-09-14 16:08:00

Evropa nënë e jo gjyshe: Papa për Radio Renascenca


Në intervistën 40 minutëshe, transmetuar sot nga emitentja portugeze “Radio Renascenca”, Papa vë gishtin në plagët e Evropës, e cila ka krijuar një “kulturë mirëqënieje”, që nxit të mos bëhen fëmijë e të braktisen të moshuarit:

“Sfida më e madhe është që të jetë Evropa nënë e jo Evropa gjyshe”. Ka shembuj inkurajues si Shqipëria e Bosnjë-Hercegovina, përmend Papa vendet, që i ka vizituar personalisht. Evropa duhet të riniset nga rrënjët e saj të krishtera, mendon Ati i Shenjtë, i cili kritikon mungesën e njohjes zyrtare të këtyre rrënjëve. Evropa nuk ka vdekur akoma, thekson më pas, ka një kulturë të jashtëzakonshme, mund t’u tregojë udhën kombeve. Papa ka shpresë në brezin e ri të politikanëve, megjithëse vë në dukje problemin global të korrupsionit në të gjitha nivelet.

(vijon)








All the contents on this site are copyrighted ©.