2015-09-13 18:25:00

Rihapet Qendra e Shpërndarjes e Shën Martës


U rihap të mërkurën, më 9 shtator, pas pushimeve verore, Qendra pediatrike e Shpërndarjes e Shën Martës, ishull bamirësie në zemër të Vatikanit. Struktura, themeluar nga Papa Piu XI, vepron që prej 90 vjetësh nën udhëheqjen e Motrave të Bamirësisë të Shën Vinçenc de’ Paolit e ndihmon rreth 500 fëmijë, pa dallim race apo feje. Mëse 50 vullnetarë, mjekë e të tjerë, çdo ditë venë në dispozicion aftësitë dhe kohën e tyre për shërbime të ndryshme në favor të fëmijëve, duke nisur nga vaksinimet tek ushqimet. Me nismën “Ka një djep edhe për ty”, qendra ka në dispozicion edhe dy lokale të reja, dhënë nga Governatorati i Vatikanit e pëuruar në majin e këtij viti. Më 14 dhjetor 2013, Papa Françesku e pati vizituar e më pas, pati pritur në Sallën Pali VI, familjet e fëmijëve dhe vullnetarët e Qendrës.








All the contents on this site are copyrighted ©.