Papa Françesku priti sot paradite në Pallatin Apostolik në Vatikan, presidentin
e Republikës së Serbisë Tomislav Nikolic, i cili më pas u takua me sekretarin e Shtetit
të Vatikanit, kardinalin Pietro Parolin, shoqëruar nga imzot Paul Gallagher, sekretar
për Marrëdhëniet me Shtetet. Gjatë takimi, njofton Salla e Shtypit e Vatikanit, u
theksuan marrëdhëniet e mira ekzistuese ndërmjet Selisë së Shenjtë e Republikës së
Serbisë dhe u trajtuan tema me interes të përbashkët si “marrëdhëniet ndërmjet komunitetit
kishtar e komunitetit civil, me një referim të veçantë ndaj dialogut ekumenik e kontributit
të Kishës katolike për të mirën e përbashkët të shoqërisë serbe”.
Në vijim bisedimeve, thuhet në njoftimin e Sallës së Shtypit të Vatikanit, “ u fol
për udhën e Serbisë drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian, si dhe për disa
situata të natyrës rajonale e ndërkombëtare, mes të cilave për kushtet e refugjatëve
dhe të refugjatëve sirianë e irakenë, e për rëndësinë e privilegjimit të një zgjidhjeje
të përbashkët të krizës aktuale”.
All the contents on this site are copyrighted ©. |