2015-09-11 13:12:00

Ban Ki-moon: pritje e madhe në OKB-së për fjalët e Papës


Pritje e madhe plot entuziazëm për vizitën e ardhshme të Papës Bergoglio në Kombe të Bashkuara, më 25 shtator në Nju Jorku: kështu pohon sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon, në mikrofonin e Radio Vatikanit, pak më shumë se një javë nga udhëtimi që do ta çojë Papa Françeskun në kontinentin amerikan. Emigracioni, lufta në Siri, ndryshime klimaterike, agjenda për zhvillim e roli i Papës në botë, temat kryesore për të cilat foli lideri i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon.

Papa Françesku “është një njeri i përvujtë me një humanitet të madh, është një njeri zëri i të cilit ka një rëndësi jashtëzakonisht të madhe morale. Në mënyrë të veçantë në këtë botë që është duke përjetuar kaq shumë konflikte, kaq shumë refugjatë e emigracione, ka shumë shkelje të të drejtave njerëzore, pastaj ka problemin e ndryshimeve klimaterike, ne vërtetë kemi nevojë për një zë të fort që kujton e tërheq vëmendjen tek vlerat morale, siç është zëri i Papës.

Kjo ngjarje, vizita e Papës pranë Kombeve të Bashkuara, do të mbledh mase 150 kryetar Shtetesh e qeverish të botës: pra nuk mund të imagjinohet një takim me liderë botëror, duke përfshirë edhe Papën, më i madh, më domethënës, më i rëndësishëm se ky, që do të mbahet më 25 shtatorin e ardhshëm, me rastin e vizitës së Papa Françeskut në selinë e Kombeve të Bashkuara. I jam mirënjohës Papës për udhëheqjen e tij plot mëshirë që anon drejt paqes e në favor të njerëzimit mbarë””. Kështu pohoi mes tjerash Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon në një intervistë të Radio Vatikanit, me rastin e afrimit të vizitës së Papa Françeskut në OKB-së më 25 shtator të ardhshëm.

“E presim me entuziazëm të madhe vizitën e Shenjtërisë së Tij, Papa Françesku. Do të jetë takimi im i katërt me Papën, por vizita e tij e parë pranë Kombeve të Bashkuara. Në historinë e marrëdhënieve ndërmjet Kombeve të Bashkuara e Vatikanit, mendoj – nënvizoi Ban Ki-moon– se ky është rast i parë, në të cilin një Papë viziton Asamblenë e përgjithshme, dua të them që viziton Kombet e Bashkuara gjatë punimeve të Asamblesë së përgjithshme”.








All the contents on this site are copyrighted ©.